E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i atentatit, kush janë të arrestuarit

Të arrestuarit janë dy djem, Daniel Cowart, 20-vjeç nga Tennessee dhe Paul Schlesselman, 18-vjeç, nga West Helena në Arkansas. Ata u arrestuan me akuzën e armëmbajtjes pa leje, por në fakt në mendje kishin një krim shumë më të rëndë:

donin të vrisnin kandidatin demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Barak Obama, duke e eleminuar, ndërsa do të vizitonte një shkollë.

Dy të dyshuarit, të dy neonazistë kishin planifikuar të hapnin zjarr edhe kundër studentëve të shkollës, që do të vizitonte kandidati Obama. Shkollë, që sipas të dhënave frekuentohet në mënyrë të veçantë nga nxënës afroamerikanë.

Të arrestuarit, sipas hetimeve të bëra e tashmë të dokumentuara, do të vrisnin 102 afroamerikanë, krim me natyrë naziste.

Arresti u bë ditë më parë, por u mbaj sekret deri dje. Natën mes 21 e 22 tetorit, të rinjtë kishin bindur një vajzë të vihej në timonin e një makine, me synim realizimin e një grabitjeje dhe të dëgjonte gjithë çfarë do t’i thoshin ata. Pas kësaj, vajzën e lanë të ikte dhe në këtë çast ata u arrestuan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›