Serbi, gjendet piktura e grabitur e Cezanne me vlerë 100 mln euro
BEOGRAD- Një pikturë e postimpresionistit francez, Paul Cezanne, me vlerë 100 milionë euro, u zbulua dje në mbrëmje në Beograd, falë një superoperacioni të ndërmarrë nga Shërbimi për Luftën Kundër Krimit të Organizuar (SBPOK) dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Kundër Krimit të Organizuar, njoftoi radiotelevizioni serb.
Tre të dyshuar u arrestuan gjatë operacionit të organizuar në Beograd dhe Çaçak.
Deri tani nuk është konfirmuar se cila prej pikturave të Cezanne është zbuluar, por ekzistojnë të gjitha gjasat se bëhet fjalë për pikturën "Boy in the Red Vest" (''Djali me jelek të kuq'') që u grabit nga muzeumi i Zyrihut në vitin 2008, së bashku me vepra të Edgar Degas, Vincent Van Gogh dhe Claude Monet.
(d.b/BalkanWeb)