E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, mblidhte skrap në minierë, vdes i asfiksuar 33-vjeçari

POGRADEC- Pas disa orësh kërkimesh u nxorr diten e sotme mbi toke trupi i pajetë i 33-vjecarit që prej 21 orësh mbeti i bllokuar në galerinë e një miniere të braktisur në fshatin Vërdovë.

Geraldo Xhukellari, 33 vjec, banor i fshatit Vërdovë u tha dje pasdite familjarëve se do të shkonte në Minierë të mblidhte skrap të cilin do e shiste për të fituar lek. Policia e Pogradecit njoftoi se sot në dt.12.04.2012 rreth orës 01:30 të mesnatës ne Komisariat është bërë denoncim nga familjarët për largimin nga banesa të shtetasit Gerald Xhukellari 33 vjec banues në fshatin Vërdovë-Pogradec.
Familjaret bëjnë me dije se djali i tyre është larguar për skrap ditën e djeshme rreth ores 17:00 drejt galerisë së minierës që ndodhet në afërsi të këtij fshati.

Reparti i Inspektim Shpëtimit në Miniera (RISHM) nisi skuadra drejt vendgjarjes, por nuk mund të nxjerrë menjëherë të riun për shkak të rrjedhjes së gazit. Ekspertët tentuan të futen 3 herë në galerinë e minierës së braktisur, por pa dobi. Rrjedhja e gazit u ka kërcënoi jetën dhe atyre vetë. Për situaten u interesua dhe vete Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Nasip Naco, i cili kërkoi që situata të ndiqet hap pas hapi.

Pas përpjekjesh të shumta Xhukellari u gjet i pajetë në thellësinë 1 mijë e 500 metra në një prej galerive të minierës së braktisur.
Si shkak i vdekjes, ekspertët thanë paraprakisht se dyshohet gazi i metanit që kishte shpërthyer në minierë.

Mësohet se 33-vjecari kishte qëndruar me vite ne emigracion në shtetin fqinj, Greqi dhe prej pak kohësh ishte rikthyer në vend. Xhukellari hynte shpesh në minierë ku mblidhte skrap dhe e shiste për të fituar të ardhura, pasi familja e tij ishte në gjendje të vështirë ekonomike.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pogradec, pamje nga miniera ku u gjet i asfiksuar 33-vjecari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›