E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhte skrap në minierë, gazi i merr jetën 33- vjeçarit

Pogradec- Një 33- vjeçar u nxorr sot i vdekur nga miniera e fshatit Vërdovë në Pogradec ku që prej pasdites së djeshme kishte mbetur i bllokuar.

Familjarët e Geron Xhuke kanë denoncuar zhdukjen e tij në minierën e braktisur në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sipas tyre babai i dy fëmijëve ishte larguar për në minierë për të mbledhur skrap, si e vetmja mundësi jetese për të mbajtur familjen e kthyer nga emigrimi.

Ekspertët e Repartit Inspektim Shpëtim Minierave (RISHM) thanë në mëngjes nga vendngjarja se niveli i gazit të metanit në minierë ishte shumë i lartë dhe e bënte të pamundur futjen brenda saj.

Nga të dhënat paraprake mësohet se pikërisht niveli i lartë i gazit mund të ketë asfiksuar 33-vjeçarin nga Vërdova i cili u gjet në 1.500 metra thellësi pas 21 orësh që ishte bllokuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›