Kuvend, debate për energjinë, pritet votimi me kuti për anëtarin e KLD
TIRANE - Në punimet e sotme parlamenti u njoh dhe miratoi me 138 vota pro raportin e Këshillit të Rregullores lidhur me mandatin e lënë të ish-deputetes socialiste, Rudina Seseri. Përmes raportit Këshilli i kërkon Kuvendit të njohë dorëheqjen e kandidatit në listën e PS-së, Gjon Bardhi dhe më pas t'i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për emrin e radhës që do të zërë vendin e ish-deputetes Seseri.
Debate për energjinë elektrike në Kuvend. Ndërsa opozita ka akuzuar kryeministrin Berisha se po mashtron qytetarët, të cilët po paguajnë sot çmimin dyfish më të lartë, ministri i Ekonomisë Nasip Naço akuzoi deputetët e PS-së se janë të lobuar nga kompania CEZ.
Kuvendi vendos votim me kuti për anëtarin e KLD-së
Kuvendi i Shqipërisë vendosi për votim me kuti për plotësimin e vendit vakant në Këshilli e Lartë të Drejtësisë, pas largimit të ish-nënkryetarit Kreshnik Spahiu. Në konkurrim janë janë dy kandidatë, Elvis Cefa, i propozuar nga maxhoranca dhe Ardian Visha, i propozuar nga opozita.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pasi mori mendimin e kryetarëve të grupeve parlamentare deklaroi që të bëhet gati procedura për votimin me kuti dhe ndërpreu seancën për pak çaste, derisa gjithçka të bëhet gati.
Mandati i Seserit, raporti i Këshillit të Mandateve miratohet në Kuvend
Kuvendi miratoi në seancën e sotme pranimin e dorëheqjes së Gjon Bardhit nga posti i deputetit. Këshilli i Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve iu drejtua Parlamentit me një raport të hartuar nga Viktor Gumi dhe Damian Gjiknuri, i cili bazohet në nenin 71 pika dy e Kushtetutës dhe nenin 164 pika 1 dhe 2 e Kodit Zgjedhor. Këto nene kanë të bëjnë me raportet mes betimit dhe marrjes së mandatit, si edhe afateve të vendosura në Kod Zgjedhor.
Këshilli konsideroi se në të dyja këto nene janë të gjitha hapësirat për ta vlerësuar të rrëzuar mandatin e Gjon Bardhit si deputet. Raporti do t’i drejtohet KQZ-së, për t’i dhënë mundësi në këtë mënyrë Edison Konomit të marrë mandatin e 66-të të Partisë Socialiste në Parlament.
Parlamenti ka zgjidhur në këtë mënyrë çështjen e zëvendësimit të Rudina Seserit, pa pasur nevojën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Në Këshillin e Rregullores, gjatë interpretimit të nenit 71 të Kushtetutës, deputetët e majtë dhe të djathtë kanë rënë dakord për faktin se deputeti humbet mandatin në rastin kur ai nuk bën betimin.
Kuvend, debate për energjinë
Debate në Kuvend për energjinë elektrike. Ndërsa opozita ka akuzuar kryeministrin Berisha se po mashtron qytetarët, të cilët po paguajnë sot çmimin dyfish më të lartë, ministri i Ekonomisë Nasip Naço akuzoi opozitën se janë të lobuar nga kompania CEZ.
“Në 6 vjet Shqipërinë e keni bërë 4 herë superfuqi energjetike, e keni bërë energji bërthamore dhe së fundi kemi gazifikimin e Shqipërisë. Kjo është e njëjta politikë mashtruese që karakterizon Sali Berishën. Në qoftë se në vitin 2005, mesatarja e energjisë elektrike e paguar nga familjarët shqiptarë ka qenë 5.7 lekë, në vitin 2010 mesatarja ka qenë 9.3, dyfishi ia saj që ka paguar në 2005. Ky është mashtrimi i madh.”- deklaroi deputeti socialist Blendi Klosi.
“Para disa muajsh në këtë seancë, METE solli dhe ndryshimet përkatëse në ligjin për sektorin e energjisë elektrike, që do të thotë që nga importimi që ne bënim energji elektrike ëpr të mbajtur bizneset dhe konsumatorët shqiptarë me drita për 24 orë, vetëm nga importimi ne humbisnim rreth 50 milionë euro, të cilat i përfitonte direkt kompania CEZ. Edhe pse u mundova të argumentoja qëllimin e ligjit të sjellë në seancë, përsëri nga këta deputetë të opozitës që sot sillen në rolin e heroit nuk u votua. Në atë seancë kam deklaruar se ai që nuk e votonte këtë ligj ishte i lobuar, tani e them me plot gojën, deputetë të opozitës nuk e miratuat ligjin se keni qenë të lobuar nga kompania CEZ.”- deklaroi në Kuvend ministri Naço.
PS, Kodheli: Siguria e digave në HEC-e, e domosdoshme
Opozita pritet të votojë huanë shtesë prej 15.5 milionë euro nga BERZH-i për projektin e sigurisë së digave, që pritet të miratohet sot në seancën plenare në Kuvend. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja socialiste Mimi Kodheli konsideroi në seancë plenare si "të domosdoshëm projektin dhe investimet për sigurinë e digave në HEC-et kryesore në kaskadën e Drinit", ndërsa u shpreh se "sistemi energjetik po degjeneron përditë".
Mes të tjerave, Kodheli u shpreh se "pavarësisht këtyre investimeve, ndërsa qeveria ka shpenzuar shumë para në investime për digat nga përmbytjet, qytetarët e dëmtuar ende nuk i ka paguar". Kodheli deklaroi votën “pro” të opozitës për huanë e BERZH-it për sigurinë e digave.
Projekti "Siguria e digave" përfshin rehabilitimin e pajisjeve të HEC-eve në kaskadën e lumit Drin, në Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës në rehabilitimin e ujëshkarkuesve në tri digat dhe rehabilitimin e HEC-it të Komanit, rinovimin e pajisjeve elektro-mekanike, zëvendësimin e sistemeve ekzistuese të kontrollit, mbrojtjes dhe monitorimit. Projekti financohet paralelisht nga donatorët e tjerë: SECO-Zvicër, KfW Gjermani, BERZH dhe qeveria shqiptare, e cila paguan koston lokale të tij.
Tiranë-Elbasan, diskutohet në Kuvend marrëveshja me OPEC
Kuvendi diskutoi sot marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar, për financimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Relatore e këtij p/ligji, deputetja Adriana Gjonaj tha se marrëveshja e kredisë prej 20.4 milionë dollarësh për financimin e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, plotëson paketën e financimit për të tre komponentët e rrugës Tiranë-Elbasan.
Ndërtimi i këtij projekti i cilësuar si prioriteti i qeverisë shqiptare, sipas relatores Gjonaj, llogaritet të ketë një kosto prej rreth 290 milionë dollarësh.
Projekti është bashkëfinancim i tre kreditorëve të huaj, IDB, OFID, Fondi Abu Dhabi-t për Zhvillim dhe qeverisë shqiptare. I gjithë financimi i huaj i projektit u realizua me kredi zhvillimi me terma të buta, norma të ulëta interesi dhe afate shlyerje shumë të gjata.
Vendi vakant në KLD, "Çefa-Visha", sot votimi në Kuvend
Dy kandidaturat për vendin vakant në KLD pritet të votohen të sot në seancë parlamentare me një votim të fshehtë.
Pas largimit të Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së, grupi parlamentar i Partisë Demokratike propozoi Elvis Cefën për anëtarin e ri në këtë institucion, ndërsa opozita ka propozuar Ardian Vishën.
Mazhoranca deklaron votën kundër kandidatit Ardian Visha, të propozuar nga një grup prej 30 deputetesh socialistë.
Socialistët kanë vendosur të këmbëngulin që votimi të bëhet me kuti, përderisa është një votim që bëhet për persona të veçantë.
"Mister" mbetet qëndrimi që do të mbajnë ndaj dy kandidaturave, deputetët e LSI-së dhe të PR-së, të cilët do të jenë përcaktuar për shpalljen e fituesit.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vendi vakant në KLD, Visha seancë dëgjimore, PD: S'ke besueshmëri