E Diel, 1 Nëntor 2026

Top Fest 5 mban emrin e Besës (VIDEO)

 

Besa Kokëdhima eshtë shpallur dje fituese e sezonit të pestë të festivalit të muzikës shqiptare Top Fest 5 të organizuar nga TOP Media. Kënga e Besës e titulluar "Ëngjëjt vrasin njësoj" është shpallur si kënga më e kërkuar dhe më e dëgjuar në internet dhe jo vetëm pas deputimit të saj të parë për dëgjuesit. Është një baladë rroku, kënga me të cilën Besa u paraqit këtë vit në Top Fest. Këngëtarja e cila vitin e kaluar nuk mungoi thuajse në asnjë aktivitet muzikor në kryeqytet, duket se edhe këtë vit e ka nisur me njw çmim prestigjoz . Ndërkohë, përveç Top-Festit Besa është duke punuar paralelisht edhe për albumin e saj të dytë, që pritet të jetë në tregun muzikor shumë shpejt. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›