E Diel, 1 Nëntor 2026

I famshmi Ligji i Skafeve, rishqyrtohet sot në Kuvend

 

Sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë pritet të shqyrtohet përsëri ligji "Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese në Republikën e Shqipërisë". Ky ligj u votua në datën 3 prill 2006 megjithëse me shumë polemika si nga ana e ligjvënësve ashtu edhe nga opinioni publik.Ligji pritet të shqyrtohet pasi periudha e veprimit te tij  ka skaduar. Shpresohen ndryshime qe do te ndikonin jo pak në fillim të sezonit turistik te kesaj vere.

Eshte e paqarte nese ligji ka ndikuar ne zbutjen e trafiqeve.  "Moratoriumi i skafeve dhe mbikëqyrja në mënyrë më korrekte e kufijve fenomenin e prostitucionit e ka zhvendosur brenda vendit, pasi ato janë kthyer në viktima duke ushtruar prostitucion në rrugët e qyteteve të mëdha të vendit, -  ka deklaruar në një intervistë për Shekullin, drejtori i Qendrës Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit, Xheladin Qahi, i cili theksoi se grupmosha nga 14 deri në 18-vjeç përbëjnë mbi 50 për qind të viktimave që trajtohen në qendrën që drejton. Madje ai pohon se pranë kësaj qendre trajtohen edhe viktima me kombësi të huaj, ku pjesën më të madhe e përbëjnë ruset dhe moldavet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›