E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, ndjekja e Mlladiç kushtoi 80 milionë euro në 8 vjet

BEOGRAD- Ndjekja dhe gjurmimi i Ratko Mlladiç i ka kushtuar shtetit serb rreth 80 milionë euro në tetë vite, që nga momenti kur ish-kreu i forcave ushtarake serbe të Bosnjës, i akuzuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, u zhduk përfundimisht në vitin 2003 duke kaluar në ilegalitet.

Kreu i këshillit të bashkëpunimit me Gjykatën Penale të Hagës Rasim Ljajiç, bëri të ditur për mediat vendase se çdo ditë në kërkim të Ratko Mlladiç, i arrestuar më 26 maj në verilindje të Serbisë dhe dërguar pesë ditë më vonë në Hagë, janë angazhuar 10 mijë persona, ku përfshihen elementë të ekipit special të hetuesve, agjentë të policisë, eksponentë të shërbimeve sekrete dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Të gjitha veprimet kanë një kosto ditore prej 15 mijë deri në 30 mijë euro, të barabartë me 10-12 milionë dollarë në vit dhe për tetë vite rresht shpenzimet kanë arritur të paktën 80 milionë euro.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›