E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012, gjigandët e kontinentit, në fushë

Gjigandët e Evropës do të zbresin të shtunën dhe të dielën në fushë për ndeshjet eliminatore të Euro 2012, në impenjimet e parafundit përpara se futbollistët të nisin pushimet. Në grupin D, ku bën pjesë edhe Shqipëria, Franca do të luajë në Minsk ndaj Bjellorusisë, ndërkohë që beteja më e fortë do të luhet në Rumani, aty ku vendasit e Razvan Luçeskut do të presin Bosnje-Hercegovinën e drejtuar nga Safet Sushiç. Për të dyja këto skuadra do të jetë si një shans i fundit për të mos lejuar zvogëlimin e shanseve për kualifikim. Ndërkohë, mision i vështirë edhe për francezët, që do të luajnë në Minsk ndaj Bjellorusisë. Trajneri Loran Blank është shprehur i shqetësuar se futbollistët e tij e kanë më shumë mendjen te pushimet, sesa te ndeshja. “Kam menduar se mos ata i kanë marrë shapkat me vete, megjithatë e pashë që ishin të motivuar. Por, këtë duhet ta tregojmë të premten, - tha Blank. – Kishim disa pikëpyetje në lidhje me gjendjen fizike të disa lojtarëve, por për çudi janë të gjithë shumë mirë”. Ndërkohë, Italia do të presë Estoninë në grupin C, në një ndeshje që vjen tre ditë pas një mega-skandali bastesh në këtë vend.

EURO 2012
Të shtunën
Kazakistan-Azerbajxh.
It.Faroe-Slloveni
Litenshtejn-Lituani
Rumani-Bosnje
Kroaci-Gjeorgji
San Marino-Finlandë
Moldavi-Suedi
Austri-Gjermani
Belgjikë-Turqi
Itali-Estoni
Bjellorusi-Francë
Të dielën
Rusi-Armeni
Angli-Zvicër
Letoni-Izrael
Sllovaki-Andorrë
Greqi-Maltë
Mali Zi-Bullgari
Islandë-Danimarkë
Maqedoni-Irlandë
Portugali-Norvegji

(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›