E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, opozita akuzon qeverinë për embargon

Nënkryetari i Partisë Serbe të Progresit, Aleksander Vuçiç, tha se autoritetet në Serbi nuk kanë politikë shtetërore ndaj çështjes së Kosovës dhe si rezultat i kësaj, Prishtina u ka vënë embargo mallrave serbe. "Me ditë të tëra dëgjojmë se si qeveria premton jetë më të mirë për qytetarët serbë në Kosovë pas bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërkohë që ka ardhur deri te embargoja e produkteve serbe. Për shkak të kësaj, Serbia humb 350 milionë euro”, thekson ai.
 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa reciprociteti të plotë për produktet e Serbisë, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën taksë doganore prej 10 për qind.
 

Ky hap vjen pasi dy shtetet, që nga viti 2008, kanë bllokuar produktet kosovare, në kuadër të marrëveshjes për tregëtinë e lirë CEFTA.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›