E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, opozita protestë për zgjedhje të parakohshme

Opozita serbe pritet të organizojë sot një protestë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
 

Forcat opozitare në Beograd akuzojnë qeverinë aktuale si paaftë për të nxjerrë vendin jashtë krizës së thellë ekonomike dhe për të luftuar korrupsionin.

Në protestë pritet të marrin pjesë mjekë, arsimtarë e policë të pakënaqur me qeverinë aktuale. Opozita shprehet e sigurtë se gjatë protestës së sotme do të marrin pjesë të paktën 100 mijë persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›