E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi-Konsumi: Po bashkëpunuam me SHIK-un

Dy ish-kryeministrat e Kosovës Bajram Rexhepi dhe Bajram Kosumi kanë pranuar se ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, ka qenë në zyrat e tyre, edhe pse shërbimi sekret të cilin ai e ka drejtuar nuk ka qenë i mbështetur në kornizat ligjore të pasluftës. Por të dy kanë mohuar që shefi i SHIK-ut ka dhënë raporte periodike mbi aktivitetet e punës së këtij institucioni.

“Për koordinimin e punës më të mirë kam pasur disa kontakte me Kadri Veselin dhe e kam inkurajuar atë që të bashkëpunojë ngushtë me shërbimet e huaja.Kjo ka qenë e domosdoshme të paktën për shkak të parandalimeve të aktiviteteve të Serbisë” ka deklaruar ish kryeministri Rexhepi. Ai ka thënë se gjatë periudhës 2002-2004 sa ka qenë kryeministër, asnjëherë nuk ka nguruar që të takohet me Kadri Veselin edhe jashtë objektit qeveritar.

Nga ana tjetër ish kryeministri Kosumi nuk e fsheh faktin se personalisht ka ftuar Kadir Veselin në zyrën e tij. Në dallim nga Rexhepi, ai thotë se e ka thirrur Veselin jo për të marrë ndonjë informacion sekret, por për të dëgjuar konceptin dhe vizionin e tij për themelimin e shërbimit inteligjent zyrtar të shtetit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›