Përfundon takimi pa marrëveshje

Ka përfunduar pa marrëveshje konkrete për çështjet më të rëndësishme raundi i 15-të i dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit që ka përfunduar pas orës 17:00, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk ka pasur marrëveshje konkrete.
“Bisedimet kanë shumë konstruktive dhe është shënuar përparim, por ka ende shumë detaje teknike që duhet të arrihet pajtim”, ka thënë Thaçi pasi ka dalë nga ndërtesa e Qendrës Evropiane për Punë të Jashtme./Indeksonline/