E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden për pronën, daja plagos nipin

Konflikti për pronën ka shkaktuar sërish përplasje me armë zjarri. Ngjarja e radhës ka ndodhur në lagjen nr.6, të qytetit të Korçës, pranë shkollës “Naim Frashëri”.

Nga hetimet paraprake, mësohet se Pëllumb Kamberi pas një debati me djalin e motrës, e ka plagosur atë me armë gjahu, njofton TCH.

I lënduari, Andrea Pojani 30 vjeç, është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shoqëruar dajën dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›