E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadyrov 147Populli cecen me adhuron148

Numri i sulmeve te dhunshme ne Ceceni eshte ngritur serish edhe pse Moska ka shpallur te perfunduar luften kunder kryengritesve. Ne vitin 2010 ne Ceceni jane regjistruar 254 atentate. Por presidenti i vendit Ramzan Kadyrov ne intervisten dhene te perditshmes gjermane Die Welt insiston se ai ka shpetuar popullin e tij dhe mohon sulmet. Nga Express me 23 nentor 2010 ne ora 0920

Ne gusht ka pasur sulme ne qytetin tuaj te lindjes Zentoroi ne tetor eshte sulmuar ndertesa e parlamentit ne Grozni dhe jane regjistruar edhe shume sulme tjera kete vit. Cfare eshte duke ndodhur
Kadyrov Po djajte nganjehere ia kane arritur qellimit-i quaj djaj ngase ata jane armiq te popullit armiq te gjithe njerezimit. Te ne gjate gjithe vitit nuk ka pasur asnje sulm terrorist. Ata kane arritur te hyjne ne Zentoroi por jo edhe qe te dalin nga aty. Kishim te benim me 12 sulmues vetevrases. I kemi shkaterruar qe te gjithe.

Po sulmi kunder nderteses se parlamentit
Kadyrov Kete sulm nuk e ka pritur askush ngase aty nuk ka police e as pjesetare te sherbimeve te fshehta. Kishte vetem deputete te cilet ishin tubuar per te miratuar buxhetin. Banditet vdiqen pa arritur te realizojne qellimet e tyre. Jemi mjaft te afte per t146i shkaterruar.

Ju akuzoheni se keni qene personalisht te perfshire ne vrasjen e nje kritiku te qeverise ne Vjene. Ky rast tash eshte duke u trajtuar para nje gjykate ne Austri.
Kadyrov Absolutisht nuk jam i perzier ne ate qe ka ndodhur ne Austri. Kete e dine fare mire ata qe po e perhapin kete genjeshter. Me permendjen e emrit tim ata po tentojne qe ta forcojne fushaten e tyre propagandistike.

A ekzistojne njesite e vdekjes dhe listat per ekzekutim per te cilat ka folur nje politikane nga radhet e Partise se Gjelber ne Austri
Kadyrov Deklarata me absurde nuk kam degjuar dhe lexuar kurre njehere me pare. Nese ka njohuri per grupe te tilla te cilat planifikojne krimet me te renda atehere pse nuk po ia dorezon listen dhe argumentet qe ka organeve te sigurise Une si kryetar i Cecenise deshiroj t146i drejtohem ceceneve ne Austri dhe ne Evrope qe mos t146i besojne kesaj propagande. Kunder Cecenise si subjekt i Federates Ruse po udhehiqet nje lufte informative. Autoret e kesaj lufte i hidheron cdo gje pozitive qe ndodh ne Ceceni.

A eshte e vertete se i jeni kercenuar me hakmarrje politikanit cecen ne ekzil Ahmed Zakajevit
Kadyrov Po kjo eshte e vertete. Nuk i jam kercenuar une por njerezit qe jetojne ketu. Pa marre parasysh se a deshirojme apo jo popullit nuk mund t146ia ndalosh kurre hakmarrjen. Madje edhe nese ligji do ta falte Zakajevin njerezit te cilet i jane kercenuar me hakmarrje nuk do ta falin kurre.

Ju vete keni themeluar nje komision per te pajtuar familjet qe jane ne gjak por megjithate nuk besoni se kjo tradite mund te zhduket
Kadyrov Nuk me kuptuat. Kam thene se kjo tradite nuk mund te crrenjoset por mund te pajtojme njerezit. Deri tani kemi qene ne gjendje te zgjidhim 150 konflikte disa prej te cilave kane ekzistuar per 100 vjet me radhe. Por mos i perzieni gjerat Zakajevi nuk hyn ne kete kategori. Ata qe vrasin njerez te ketille e kane te sigurt parajsen.

Disa here keni thene se keta njerez mbeshteten nga sherbimet e fshehta te SHBA-se dhe Evropes. A keni deshmi per kete
Kadyrov Kete e them edhe tani. Te marrim si shembull Zakajevin. Ai eshte terroristi numer nje. Ai e ka statusin e refugjatit dhe jeton ne Londer. Zakajevi eshte njeriu i cili ka derguar para per sulmin kunder presidentit tone te pare babait tim. Ai me Gakajevin ka pergatitur edhe sulmin ne Zentoroi dhe kunder parlamentit por keta bandite nuk na dorezohen. Pse

Ngase Perendimi deshiron ta demtoje Rusine sic keni deklaruar ju shume here
Kadyrov Kaukazi eshte pjese e Rusise. Nese e pushtojne Kaukazin Verior atehere e kane me te lehte qe te na diktojne kushtet e tyre. Per kete arsye ata nuk e deshirojne qetesine ne Rusi.

Ne rruget e Cecenise cdo kund mund te shihen portretet tuaja te babait tuaj presidentit te Rusise Dimitri Medvedev te kryeministrit Vladimir Putin. A ju pelqen ky kult
Kadyrov Do te ishte me keq nese njerezit do te digjnin keto portrete. Ne kete menyre populli po deshmon se na dashuron. Ne Putin Kadyrov jemi ne rrugen e duhur.

Cili eshte raporti juaj me PutininA eshte ai nje figure aterore per ju
Kadyrov Kam vetem nje babe. Ai eshte Ahmat Kadyrov. Putini eshte njeriu i cili ka bere cdo gje per popullin cecen. Pas vdekjes se Ahmat Kadyrovit Putin me tha Ahmat dhe une ishim miq. Sipas mendimit tim nje mik eshte me i afert se vellai.

Edhe ju i keni shume borxh Putinit
Kadyrov I kam borxh ngase ka shpetuar popullin cecen. Ai pas vdekjes se babait tim edhe pse isha i ri ma dha mundesine qe ta vazhdoja luften. Ai me beson. Per kete e dashuroj kete njeri ne menyre krejt njerezore.

Pavaresia e Cecenise nuk eshte synimi juaj. A nderlidhet kjo me raportin qe keni me Putrinin
Kadyrov Kjo nderlidhet me vendimin e popullit. Populli ka votuar per kushtetuten dhe ajo per ne eshte e shenjte.

A jeni lodhur nga funksioni qe ushtroniA do te ushtroni edhe per nje kohe te gjate funksionin e presidentit te Cecenise
Kadyrov Si mund te lodhesh kur ben gjera te dobishme per popullin kur populli te dashuron dhe te adhuron Brenda kater diteve kam nenshkruar 14 mije urdhra brenda nje muaji jane zbatuar qe te gjitha. Allahu me ofroi mundesine qe te ndihmoj 14 mije njerez.

Die Welt

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›