E Diel, 1 Nëntor 2026

Kline vritet agjenti i Policise se Kosoves

Nje agjent i Policise se Kosoves eshte vrare mbremjen e djeshme nga persona te armatosur te cilet kane sulmuar shtepine e tij.

Sipas raportimeve te mediave kosovare agjenti Arben Sejdiu 40 vjec eshte ekzekutuar ne fshatin Grabanice te Klines.

Burimet bejne te ditur se nga sulmi ndaj baneses kane mbetur te plagosur dy anetare te tjere te familjes Sejdiu.

Nderkohe njesite policore pasi kane marre informacionin kane nisur hetimet kane bastisur gjashte shtepi dhe kane shoqeruar 10 persona.

Nderkohe mengjesin e sotem persona te armatosur qelluan nje polic te misionit EULEX i cili ndodhej ne makinen e tij civile dhe per fat te mire nuk mbeti i lenduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›