Serbi, përplasje në PD për postin e Jeremiç në OKB
Ministri i jashtëm i Serbisë në largim, Vuk Jeremiç ka akuzuar sot kolegun e tij në Partinë Demokratike, Dragan Gjillas, për deklarata të rreme lidhur me shpenzimet e Jeremiç në Nju Jork, gjatë kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Jeremiç tha për një televizion beogradas se në sulmin e Gjillasit ka elemente të frustrimit dhe armiqësisë personale dhe “mallkimit serb se falet çdo gjë pos suksesit”.
Më tej, zoti Jeremiç, ka hedhur poshtë pohimet se rroga e tij, gjatë kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për një vit, do të jetë 28 mijë dollarë në nuaj.
“Shifrat që janë paraqitur nuk kanë asgjë të përbashkët me ralitietin. Kjo është e pakuptimtë, rroga ime do të jetë shumë më e ulët se kjo shumë”, tha Jeremiç.
Zëvendëspresidenti i Partisë Demokratike, Dragan Gjillas, që është edhe kryetar i Beogradit, sot e ka vlerësuar të turpshëm vendimin e qeverisë së Serbisë për lejimin e shtatë milionë dollarëve për finansimin e shpenzimeve të Vuk Jeremiqit, gjatë kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.
Gjillas ka thënë se me këtë qëndrim, të enjten e kaluar e ka njoftuar kryesinë e Partisë Demokratike dhe kryeministrin në largim, Mirko Cvetkoviç, dhe ka kërkuar anulimin e vendimit për shpnezimet e zyrës së Vuk Jeremiç në Nju Jork, të cilin qeveria e ka miratuar më 24 maj, raporton agjencia Beta.