E Diel, 1 Nëntor 2026

Të pastrehët në Durrës, më shumë kërkesa se banesa

Problemi i ndarjes se banesave sociale per te pastrehet ka nxitur debate ne Keshillin bashkiak ne Durres. Sipas kryetarit të këtij Këshilli, Indrit Hamiti, në krahasim me kontigjentin prej rreth 120 banesash, fluksi i kërkesave është shumë i lartë. Nga ana tjetër sipas tij, pritet që së shpejti të fillojë edhe shpërndarja e tyre.
 

Ndërkohë, Hamiti ka konfirmuar kompozimin e Këshillit të kulturës, i cili ishte kthyer në një problem për shkak të mungesës së konsesusit mes këshilltarëve të majtë e të djathtë.
 

Me miratimin e Këshillit të kulturës është ndezur drita jeshile per disa aktivitete të rendësishme kultutrore në qytetin bregdetar.  
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›