Irak, 8 të vrarë nga sulmet në një treg

Të paktën 8 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine-bombë në një treg në qytetin jugor, Zubadijah në Irak.
Ky shpërthim ndodhi vetëm një ditë pas një vargu shpërthimesh në mbarë Irakun, nga të cilat u vranë të paktën 40 persona dhe u plagosën afro 100 të tjerë.
Zyrtarët thanë se shpërthimi më vdekjeprurës dje ndodhi në qytetin jugor Divanija, ku u vranë së paku 25 vetë dhe afro 50 të tjerë u plagosën.
Dhuna në Irak kishte shënuar rënie dramatike, pasi kishte arritur kulmin në vitet 2006-2007, por sulmet ende mbeten të pranishme në gjithë Irakun.