Bashkia e Fierit, akuza AKU-së për mungesë bashkëpunimi

Përplasje mes Bashkisë së Fierit dhe Autoritetit Rajonal të Ushqimit. Bashkia ngre akuzën se AKU nuk pranon një bashkëpunim ndërinstitucional, duke lënë jashtë kontrolleve shume pika të tregtimit të produkteve ushqimore.
Drejtori i Veterinarisë prane bashkise së Fierit, Genci Kondakçiu, shprehet se mostrat e disa ushqimeve nuk janë lejuar tu nënshtrohen kontrolleve laboratorike, ndonëse temperatuart e larta i bëjnë ata edhe më të rrezikshme për shëndetin e konusmatoreve.
Ai thotë se konflikti ka arritur deri në atë pikë sa inspektore te Bashkise te zyres se veterinarisë jane penguar te bejne kontrolle në tregjet e Fierit.Kondakçiu shprehet se ky problem është paraqitur me shkresë zyrtare ne drejtorine e pergjithshme te AKU-së ne Tirane, por ende nuk është marrë asnjë përgjigje konkrete për këtë përplasje.
Ai kërkon të merren masa urgjente, pasi neglizhenca për kujdesin ndaj ushqimeve do të krijojë mjaft të sëmurë në pavionet e spitalit rajonal të Fierit.