Serbi, policiasekuestron 20 kgheroinë
BEOGRAD- Doganierët serbë konfiskuan dje në mbrëmje 20 kilogramë heroinë në kalimin kufitar Gradina, pranë Bullgarisë, deklaroi Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç.
Ai shtoi se kjo është sasia më e madhe e drogës e konfiskuar në Serbi për këtë vit, ndërkohë që vlera e saj në tregun e zi ishte rreth 500 000 euro.
"Heroina u gjet në një makinë tip "Mercedes", me targa holandeze, që e drejtonin dy shtetas holandezë me prejardhje turke, që të dy 27-vjeçarë", shtoi Daçiç.
Ai tha se droga ishte fshehur mes sediljes së pasme dhe bagazhit të autoveturës.
(e.n/mia/BalkanWeb)