Taksitë e Londrësmë të mirët, të Romës më të këqijtë
TIRANE -Taksitë e Londrës, me shoferët e tyre miqësorë, janë renditur si më të mirët në botë.
Sondazhi i përvitshëm për taksistët, i kryer nga faqja e internetit e turizmit "hotels.com" tregon se taksistët e Londrës, edhe pse janë më të shtrenjtët, i mposhtën rivalët e tyre në mbarë globin edhe për të tretin vit radhazi, duke grumbulluar gjithsej 59% të votave në disa kategori të votuar nga udhëtarët.
Taksistët në kryeqytetin e Anglisë duhet t’i nënshtrohen një testi rigoroz të titulluar "Mençuria" për të marrë licencën e taksistit.
Taksistët e verdhë në Neë York janë të dytët në radhë, duke grumbulluar vetëm 27% ë votave e që është 10 % më shumë në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse taksistët e lagjes Manhattan të Neë Yorkut dhe ata të Parisit janë shpallur si më të këqijtë.
Taksistët e Romës janë shpallur si shoferët më të këqij ku një nga 10 pasagjerët e anketuar mendojnë se kryeqyteti i Italisë ka taksistët më të këqij në botë.
Ky sondazh për "holes.com" është pjesë e "Expedia Group", ndërsa në të janë anketuar 1900 pasagjerë ndërmjet 11-28 majit të këtij viti.
(e.n/mia/BalkanWeb)