E Diel, 1 Nëntor 2026

Radikalët serbë:Sheshel do tëlirohet në shtator

BEOGRAD- Radikalët serbë thonë se lideri i tyre, Voisllav Sheshel do të jetë i lirë në shtator nga akuzat e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Një zyrtar i Partisë Radikale Serbe, Zoran Krasiç deklaroi sot se gjykata do të vlerësojë se prokuroria nuk ka mundur të vërtetojë asgjë nga padia kundër Sheshelit, ndaj dhe pritet rrëzimi i të gjitha akuzave.

Sipas tij, lideri radikal ka qenë viktimë e euro-fanatizmit dhe se çdo gjë që Sheshel ka vuajtur këto 7 vite në Hagë, e ka vuajtur edhe Serbia përmes metodave të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Krasiç madje akuzoi klasën politike serbe, se nuk po bën asgjë për ti rikthyer Serbisë dinjitetin e saj. Duke folur për agjencinë serbe të lajmeve B92, Krasiç tha se radikalët janë kundër politikave jo miqësore të BE-së, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt Serbisë, rezultat i të cilave është edhe procesi ndaj Sheshelit.

Ky i fundit ndodhet në Hagë që nga viti 2003.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›