E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi pranga kontrabandisteve te mishit

Policia serbe ka arrestuar sot tete anetare te nje organizate kriminale qe merrej me kontrabanden e mishit nga Kosova ne Serbi.

Lajmin e bejne te ditur agjencite serbe sipas te cilave te arrestuarit te gjithe shtetas serbe u kapen teksa po trafikonin 1.500 kilograme mish.

Sipas burimeve mishi ne fjale vinte nga Argjentina dhe Brazili dhe pasi kalonte neper Kosove perfundonte ne Serbine qendrore.

Autoritetet dyshojne se grupi ne fjale ka trafikuar gjate aktivitetit te tij disavjecar rreth 50 tonelata mish.

Burimet shtojne me tej se vlera e mishit te sekuestruar sot 1.5 ton ne treg do te kapte vleren e 20 milione eurove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›