E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove arrestohen 3 trafikante droge

Policia e Kosoves ka arrestuar tre persona dhe konfiskuar 2.5 kilograme substance narkotike e cila dyshohet te jete heroine gjate nje operacioni ne Ferizaj.

Operacioni i koduar stuhia u zhvillua te merkuren ne mbremje pas hetimeve per trafik lendesh narkotike.

Gjate ketij operacioni policor jane zhvilluar disa bastisje dhe pervec droges u gjeten edhe nje arme automatike AK-47 dy karikatore me 60 fisheke dy pistoleta nje radiolidhje ushtarake se bashku me nje uniforme ushtarake tre automjete te te dyshuarve para kesh ne vlere prej 2.700 euro dy pasaporta si dhe pajisje elektronike e telefona celulare.

Te arrestuarve u eshte caktuar masa e ndalimit ne konsultim me prokurorin e qarkut te Gjilanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›