E Diel, 1 Nëntor 2026

“Me Edi Ramën PS s’ka të ardhme, do krijojmë partinë e re”

16-10-2011 / Gazeta 55

Kastriot Islami

“Partia Socialiste është në fushatë çorganizimi. Krijimi i partisë së re do jetë një vetëmbrojtje në kushtet e një vetëmbrojtje në një situatë të paparashikueshme”. Kështu u shpreh dje deputeti socialist dhe njëherazi sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Kastriot Islami, në një dalje për mediat, duke analizuar situatën politike brenda PS.
Pas deputetit Malaj, i cili vetëm pak ditë më parë do të shprehte nismën e re të të “pakënaqurve” të PS, edhe Islami mendon të njëjtën rrugëzgjidhje për t’i bërë ballë fushatës të përndjekjeve dhe gjuetisë së shtrigave në selinë rozë.
I pozicionuar tashmë kundër çdo lëvizjeje politike që bën PS-ja, të cilat kryekëput janë në dëm të interesave të vendit, deputeti Islami thotë se “krijimi i një partie të re do të jetë një vetëmbrojtje në kushtet e një vetëmbrojtje në një situatë të paparashikueshme”. “Veprimi im politik i mëtejshëm por edhe i disa kolegëve të mi është në rezonancë të plotë me strategjinë e veprimit në situata të tilla, që përmblidhet në shtatë parimet e përshkruara me mjeshtëri nga filozofi e politologu francez, Zhak Atali, ish-këshilltar i Presidentit Miteran dhe aktualisht këshilltar i Presidentit Sarkozi në librin e tij ‘7 leksionet e jetës për të mbijetuar nga krizat’. Në pikën e shtatë Atali  thotë se të gjithë ata që dinë në një situatë in ektremis të gjejnë zgjidhjen në dukje të pamundur në kushtet e mbrojtjes legjitime” dhe Islami duke iu referuar atij shton se “gjykoj se në PS dhe në Shqipëri ka personazhe që i gëzojnë këto veti dhe jam i sigurt që ata do të përpiqen dhe/ose grupohen për të shmangur çfarëdolloj dështimi të PS”.
Kësisoj, Kastriot Islami i bashkohet zërave të tjerë brenda PS-së për distancimin përfundimtar nga kjo forcë politike, e cila pas çdo palë zgjedhjesh shkon drejt çorganizimit dhe degradimit politik. Kastriot Islami dhe Arben Malaj, por pa harruar edhe Andis Harasanin, janë vetëm ajka e të pakënaqurve të PS-së, ndërsa lista parashikohet të jetë edhe më e gjatë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›