Serbia-Maqedonia apel Ballkanit për mbështetje drejt BE-së
Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç dhe ai i Maqedonisë, Nikola Gruevski u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të punojnë së bashku drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Dy kryeministrat u takuan të mërkurën në Beograd ku biseduan për bashkëpunimin ekonomik. Kreu i ekzekutitivit të Maqedonisë, Gruevski tha se të palët paraqitën të njëjtin objektiv: hyrjen në një Komunitet Europian pa kufij. Dy kryeministrat nënshkruan gjithashtu një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik. Edhe ministrat e kulturës së dy vendeve nënshkruan një marrëveshje. Kryeministrat e Serbisë dhe të Maqedonisë, Mirko Cvetkoviç dhe Nikola Gruevski, u takuan në Beograd duke lënë mënjanë dallimet në lidhje me Kosovën dhe duke u përqendruar në integrimin në BE dhe në bashkëpunimin ekonomik. "Vendet tona kanë të njëjtin synim, anëtarësimin në Bashkimin Evropian" citohet te ketë thënë kryeministri maqedonas. Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë ardhur duke u përmirësuar që prej udhëtimit të presidentit serb Boris Tadiç në Shkup për të marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës nga presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov.