A/H1N1, OBSH: Do preket 25-30% e shqiptarëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon se virusi A/H1N1 do të prekë 25-30 % të shqiptarëve. Përfaqësuesja e zyrës së OBSH-së në Tiranë, Anshu Banerje deklaroi se në vendin tonë virusi po shfaqet jo në forma të komplikura dhe më i dobët se gripi i zakonshëm. Banerje thekson se nuk ka vend për panik nga A/H1N1, pasi në stadin aktual virusi nuk ka forma të komplikuara për shëndetin e qytetarëvë të prekur. Zyra e OBSH-së ka bërë thirrje që nga qytetarët të zbatohen rregullat e higjenës dhe për reagim të shpejtë në rastet e dyshuara.