Wilshere, jashtë Evropianit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë të ditur se mesfushori Jack Wilshere nuk do të jetë në gjendje të luajë me Anglinë në Euro 2012.
Wilshere, 20 vjeç ka kaluar gjithë sezonin e deritashëm jashtë fushave pas ndërhyrjes kirurgjike në nyjën e këmbës në shtator të vitit të kaluar. Mesfushori ende nuk ka stërvitur me ekipin e parë dhe vazhdon të punojë në palestër.
“Nuk dua të rrezikoj me të. Jack nuk ka luajtur gjithë sezonin dhe tani ka mbetur një kohë shumë e shkurtër. Por, kjo nuk mjafton, sepse ai është ende duke punuar në palestër”, deklaroi Wenger.