E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia borxh deri në fyt

Beograd, 15 gusht – Borxhi i përgjithshëm i Serbisë në fund të muajit korrik të këtij viti arrinte në shumën prej 10.74 miliardë euro, përkatësisht 32.5 për qind të prodhimit të përgjithshëm të vendit (GDP-së), njoftoi sot ministria e Financave në Beograd.

Prej fillimit të vitit 2010, borxhi i përgjithshëm publik i Serbisë është rritur për 891 milionë euro, përkatësisht nga 31.3 në 32.5 për qind.

Obligimet e përgjithshme direkte të Serbisë në fund të korrikut ishin 9.15 miliardë euro, nga të cilat borxhet e brendshme ishin 4.17, kurse borxhet e jashtme 4.98 miliardë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›