Serbia dërgon në Rusi 2.5 t mbetje radioaktivee 13 kg uranium
BEOGRAD- Serbia dërgon drejt Rusisë gati 2. 5 tonë mbetje nukleare, përfshi dhe 13 kilogram uranium të pasuruar
Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Atomike e OKB-së e cila informoi se sasia e mbetjeve nukleare radioaktive janë bartur në mënyrë të sukseshme, në një operacion të fshehtë dhe të siguruar mirë.
Agjencia tha se 2.5 tonë metrik të mbetjeve kanë arritur në një objekt të sigurt në Rusi nga reaktori jofunksional Vinca afër Beogradit, informon europa e lire.
Në materialin e mbetur raportohet se përfshihej 13 kilogram uranium i pasuruar, një nivel ky i afërt për për krijuar koka bërthamore.
Raportohet se materiali paraqiste rrezik tepër të lartë për sigurinë.
Në deklaratë, agjencia tha se i është dashur më shumë se një muaj që materiali të arrijë në fabrikën ripërpunuese në Rusi dhe se kjo ishte dërgesa më e madhe e këtij lloji.
Ngarkesa radioaktive është transportuar nëpërmjet Hungarisë dhe Sllovenisë drejt objektit Majak në Urale.
Operacioni raportohet se është kryer nga Serbia dhe është koordinuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, me ndihmën e fondeve të Rusisë SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.
Dërgesa e parë e mbetjeve radioaktive të luftës së dytë botërore nga reaktori Vinca drejt Rusisë u bë në 2002.
(s.g/balkanweb)