E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, ambasadorii ri habit Parlamentinme fjalimin për Tiranën

TIRANE-Deputetët anëtarë të Komisionit parlamentar për politikë të jashtme të Parlamentit kanë mbetur “gojëhapur” nga raporti i ambasadorit të ri të Maqedonisë në Shqipëri, 28 vjecarit, Vele Tërpeski.
Në vend që të përqëndrohet në marrëdhëniet dypalëshe midis Shkupit dhe Tiranës zyrtare, Tërpeski ka bërë analiza për zgjedhjet në Shqipëri, raportet midis partive politike atje, retorikën e ashpër të përdorur nga politikanët shqiptarë, për procesin integrues të Shqipërisë dhe për mungesën e statusit kandidat për këtë vend.
28-vjeçari Tërpeski u prit keq nga opinioni në Shqipëri pasi qeveria e VMRO-DPMNE-së e emëroi si ambasador në Tiranë, edhe pse nuk kishte asnjë ditë përvojë diplomatike. Kjo nga Tirana zyrtare u kuptua si nënçmim dhe mungesë respekti nga shteti fqinj, me ç’rast presidenti Bamir Topi disa ditë u hamend nëse do t’ia pranojë letrat kredenciale. Vetëm në fund të fjalimit të tij që ka zgjatur rreth një orë, ai ka folur për marrëdhëniet bilaterale politike dhe ekonomike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, për përforcimin e bashkëpunimit mes parlamenteve të të dyja shteteve, për ngritjen e Komisionit ndërshtetëror për sigurimin e kufirit maqedonas-shqiptar, për mësimin e gjuhës maqedonase në shkollat fillore nga pakicat maqedonase, si dhe për themelimin e një katedre për gjuhë maqedonse në Fakultetin Filologjik në Tiranë.

Duke komentuar punët e brendshme të Shqipërisë, Tërpevski më tej ka njoftuar se është takuar dhe me përfaqësuesit politik të pakicës maqedonase në Shqipëri.
Për këtë raport ka reaguar menjëherë opozita në Maqedoni, e cila ka cilësuar raportin e Trpevskit, si një ish-anëtar i forumit rinor të VMRO-DPMNE-së, si provokim të rradhës ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, prapa të cilit dyshohet të qëndrojë kryeministri Nikolla Gruevski.

(d.b/KohaDitore/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shkup, ambasadori i ri habit Parlamentin me fjalimin për Tiranën

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›