“Serbia dha një mësim demokracie, kjo duhet të ndodhe edhe në Shqipëri”- Aktivisti Erjon Murataj: Lëvizja duhet të dalë nga sheshi, jo nga kafenetë! T’i vihet përballë regjimit të Ramës
Aktivisti Erjon Murataj dhe se Shqipëria duhet të mësojë nga ajo çka ndodhi në Serbi ku Aleksandër Vuçiç humbi zgjedhjet dhe u mund nga Lëvizja Studentore.

Me anë të një videomesazhi, Murataj u shpreh se e ardhmja e lëvizjes duhet të përcaktohet nga qytetarët që dalin në shesh dhe jo nga kafenetë apo grupe të caktuara.
Sipas aktivistit, protesta duhet të shërbejë si pikënisje për krijimin e një alternative politike dhe qytetare, e cila të jetë në gjendje t’i kundërvihet qeverisjes së Edi Ramës.
“Serbia dha një mësim demokracie, kjo duhet të ndodhë edhe në Shqipëri, por me kujdes. Pas daljes së rezultateve të para në Tiranë shpërtheu në disa grupe të protestës lëvizje të ndryshme. Kjo nuk është gje pozitive. Lëvizja duhet të dalë nga sheshi, jo nga kafenetë, jo nga kulisat, jo nga grupet që janë të kapura apo jo, apo kanë delir. Sheshi duhet të vendosë për një lëvizje e cila do të gjenerojë jo vetëm alternative por duhet ti dalë përballë regjimit të Edi Ramës dhe estabilishmentit Rama-Berisha që ka kapur Shqipërinë për gryke në 36 vite. Kjo është rruga e duhur, nga sheshi, atje ku nisi gjithcka dhe do të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, tha Murataj.