E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia dhe Maqedonia po bashkëpunojnë kundër shqiptarëve

Joe DioGuardi

Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi deklaroi se arrestimet e fundit të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, janë skenar i koordinuar.

Tërë aparati shtetëror në Maqedoni dhe Serbi kanë hapur skenarë top sekrete dhe të përpunuara mirë, që kanë për qëllim të komprometojnë tërë shpirtin liridashës të besimit dhe të traditës shqiptare para opinionit ndërkombëtarë. Populli shqiptar nuk është terrorist dhe këtë e thotë me argument tërë rruga historike e popullit tonë me traditë të lashtë evropiane, shprehet DioGuardi në një intervistë për INA.

Ai ka apeluar që subjektet politike shqiptare në Maqedoni të mos jenë vetëm vëzhguese dhe të luftojnë njëra-tjetrën përmes tragjedive të popullit të tyre, që po diskriminohet në sytë e institucioneve ndërkombëtare.

Ish-kongresisti DioGuardi gjithashtu apelon për një platformë gjithëshqiptare në Maqedoni që do të rishqyrtonte pozitën e shqiptarëve përmes procesit të Marrëveshjes së Ohrit,e cila ka ngecur dhe është shtrembëruar në procesin e implementimit të saj të plotë. /INA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›