E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha për arrestimet në Luginën e Preshevës: Dënojeni me votë sjelljen primitive të zyrtarëve

Kryeministri Sali Berisha

UPDATE – Qeveria e Shqipërisë ka reaguar lidhur me arrestimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga policia serbe. Në reagimin e kreut të qeverisë, Sali Berisha thuhet se dënon me ashpërsi arrestimet dhe sjelljen e fallangave serbe në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike.

Më tej në këtë komunikatë thuhet se qeveria e Shqipërisë mbështet deklaratën e këshillave komunale të tre komunave të Luginës së Preshevës për këto akte të shëmtuara të autoriteteve të Beogradit që, me dhunë dhe terror, duan të pengojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Qeveria shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit ndaj tyre, thuhet në komunikatën e kryeministrisë. /F.S/

*    *    *

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto

Shoqërimi i të arrestuarve në ministrinë e Brendshme (foto Tanjung)

Riza Halimi

Aksioni i policisë serbe (foto Beta)

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me arrestimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në reagimin e MJP-së theksohet se akte të tilla nuk i shërbejnë bashkëjetesës paqësore dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend. MPJ gjykon se akte të tilla, nuk i shërbejnë mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet komuniteteve etnike në Serbi dhe as nuk janë në funksion të forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe frymës së proceseve integruese në BE, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme.

Këtë akt të policisë së Serbisë e ka dënuar edhe qeveria e Kosovës. Në një komunikatë për shtyp thuhet se këto veprime të vazhdueshme të qeverisë së Serbisë janë një provokim i rëndë kundër paqes dhe stabilitetit në rajon dhe nënvizohet se kjo sjellje ka për qëllim dëbimin e qytetarëve shqiptarë nga trojet e tyre dhe krijimin e pasigurisë së përgjithshme në ato territore të banuara me shqiptarë.

Ndërkohë, nesër është paralajmëruar mbajtja e një protesta nga shqiptarët e Luginës së Kosovës në Bujanoc. Para mbajtjes së protestës, këshilltarët shqiptarë të tre komunave Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të mbajnë një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me arrestimet ndaj shqiptarëve të Komunës së Bujanocit. /F.S/

Halimi: Terror shtetëror për spastrim etnik

I vetmi deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, shprehet se arrestimi i pesë shqiptarëve të dyshuar për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2001, është vazhdim i terrorizmit shtetëror kundër komunitetit shqiptar.

Halimi thekson se “sjellja agresive ka nisur në dhjetor të vitit 2008 dhe ka rifilluar në korrik 2009 dhe kjo nënvizon ai është arsyeja që qindra familje shqiptare emigrojnë nga jugu i Serbisë.

Sipas Halimit, nuk është e rastësishme që një aksion i tillë ndërmerret vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Veprimi është për të fituar disa pikë politikisht, duke luajtur me fatin e vendit dhe të gjithë rajonit, thekson deputeti shqiptar.

Ai shton se ish-anëtarët e Ushtrisë për Çlirimin e Preshevës nga Bujanovci dhe Medvegja nuk janë të sigurt në Serbi edhe pse në fund të konfliktit u garantua amnisti pasi ajo nuk aplikohet për të dyshuarit e krimeve të luftës.

Ky është një proces i vazhdueshëm politik me synimin për të krijuar presion tek shqiptarët. Nga 5 500 shqiptarë që kishte në Medvegjë tani kanë mbetur vetëm 600, shprehet Halimi në një prononcim për agjencinë e lajmeve BETA.

Deputeti i Parlamentit serb, shprehet se shqiptarët janë të shqetësuar nga kërcënimet e Daçiçit se arrestimet do të vijojnë.

PDIU: Serbia po vijon spastrimin etnik

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar lidhur me arrestimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës me akuzën për krime lufte. PDIU duke e cilësuar këtë veprim si farsë, i bën thirrje Brukselit të ushtrojë presion mbi autoritetet serbe për ndërprerjen e aksionit dhe lirimin e të arrestuarve. Sipas PDIU-së, vala e arrestimeve synon krijimin e një trysnie ndaj popullit shqiptar që jeton në territorin e Serbisë në mënyrë që të mos kthehen të dëbuarit dhe të nxiten largime të tjera.

Kjo klimë terrori bën që shqiptarët e dëbuar të mos kthehen madje që të tjerë shqiptarë të detyrohen të largohen duke çuar në një pastrim gradual etnik të këtyre trojeve shqiptare. Ne kërkojmë nga Brukseli dhe aleatët tanë perëndimor që të ushtrojnë presion ndaj Beogradit në mënyrë që të ndërpritet trysnia ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe pakica shqiptare aty të gëzojë standardet evropiane të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të minoriteteve, thekson PDIU.

Gjithashtu kjo parti e cilëson këtë veprim si shprehje e mllefit hakmarrës të Beogradit për rikonfirmimin e pafajësisë të komandantit Limaj dhe bashkëpunëtorëve t

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›