E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, homzhe në nderim të dëshmorëve

Homazhi në Durrës (foto Shekulli)

Me rastin e 5 Majit, ditës së nderimit për të rënët e kombit shqiptar kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka bërë homazhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës. Në respekt të veprës heroike të dëshmorëve  kryebashkiaku Dako ka vendosur kurora me lule në vendin ku ndodhen pllakat përkujtimore të të rënëve për liri. Së bashku me kryebashkiakun Dako kanë zhvilluar homazhe edhe qindra veteranë, deputetë, përfaqësues të forcave politike, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të besimeve fetare dhe shumë qytetarë durrsakë.

Të gjithë të pranishmit kanë parakaluar përpara pllakave përkujtimore të heronjve dhe dëshmorëve të Durrësit dhe veteranët kanë sjellë në vëmendje kujtimet e tyre për këta njerëz që dhanë jetën e tyre për liri.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Dako u shpreh se të gjithë përkulen me nderim përpara aktit heroik të atyre njerëzve që dhanë jetën për lirinë e vendit:Në këtë ceremoni u shpreh respekti dhe mirënjohja për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë dhe që sakrifikuan deri jetën e tyre për lirinë e vendit. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›