E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi pritet nga Papa Benedikti XVI: Mbështetje Shqipërisë në BE

Papa Benedikti XVI mbështet per Shqipërinë në rrugëtimin integrues në 100 vjetorin e Pavarësisë. Deklarata eshte bere gjate nje takimi te zhvilluar mes tij dhe kreut te shtetit shqiptar, Bamir Topi, ne kuader te vizites se tij ne Vatikan. Kreu i shtetit së bashku me bashkëshorten u pritën në një audiencë nga Papa Benedikti.
 

Nga ana e tij zoti Topi vlerësoi rolin e Kishës Katolike, duke theksuar se Vatikani ka qenë dhe mbetet një mbështetje për aspiratat e Shqipërisë drejt integrimit.
 

“Vatikani do të jetë gjithmonë në krah të aspiratave dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane”, ka thënë ai.

Nje dite me pare, Presidenti pati një takim me përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant` Exhidios”, Imzot Vinçenco Palia dhe drejtues të tjerë të kësaj bashkësie të njohur fetare.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›