E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia do të kërkojë kredi nga FMN-ja

Zëvendëskryeministri i Serbisë tha se vendi i tij do të kërkojë kredi prej një miliard eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Bozhidar Gjeliç tha se kredia do të jetë një garanci për investitorët e huaj.

Një delegacion i FMN-së po qëndron në Beograd për të negociuar mbi marrëveshjet e kredisë së re.

Negociatat pritet të zgjasin deri në dy javë. Serbia më parë ka marrë kredi prej 3 miliardë eurosh nga FMN-ja, e cila ka përfunduar në muajin prill.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›