E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, Papa kritikon papunësinë e të rinjve

Papa Benedikt XVI ka mbërritur në Madrid, duke nisur kështu vizitën e tij katërditore në Spanjë. Ati i shenjtë u prit në aeroport nga Mbreti Huan Karlos dhe mbretëresha Sofi e Spanjës, ndërsa gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, kleriku i lartë iu drejtua të rinjve me shpresën e ripërtëritjes së interesit të tyre për Kishën Katolike Romane. Ndërkohë gjatë fluturimit drejt Madridit, Papa ka komentuar edhe krizën ekonomike botërore.
"Ekonomia nuk funksionon vetëm sipas rregullave të tregjeve. Në vend të kësaj kërkohen edhe arsye etike që ajo të vihet në funksion të njeriut. Njeriu duhet të jetë në qendër të ekonomisë, kjo e fundit nuk duhet matur me maksimalizimin e përfitimit, por duke iu përshtatur mirëqënies së të gjithëve", tha Papa Benedikti i XVI.
Papa do të festojë me të rinjtë spanjollë, Javën Botërore të Rinisë, ndërsa këta të fundit e kanë pritur me protesta vizitën e tij për shkak se Spanja është vendi me papunësinë më të madhe në eurozonë mes të rinjve. Zyrtarët presin që dyndja e pelegrinëve në Spanjë do të sjellë më shumë para në vend, sesa që do të shpenzojë qeveria rreth vizitës së Papës e cila kushton 100 milion euro.
Mesha e së dielës, në një park të madh të Madridit, e që shënon kulmin e vizitës së papës në Spanjë, pritet të mbledhë mbi 2 milionë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›