E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia duhet ta thote hapur se ka deshtuar politika e saj per Kosoven

Raportuesi i posacem i Parlamentit Evropian per Serbine Jelko Kacin pohon se Bashkimi Evropian nuk ka kerkuar prej Serbise njohjen e pavaresise se Kosoves si kusht per marrjen e statusit te kandidatit per anetaresim ne BE. Ndersa ministri i policise Ivica Daciq pergjigjet sipas fjales popullore nuk eshte buka po kulaci. Sipas tij ne qofte se Serbia pranon kushtet te cilat i jane parashtruar per te fituar statusin e kandidatit kjo do te thoshte njohje e pavaresise se Kosoves.

Me fjale te ngjashme eshte shprehur edhe presidenti i Serbise Boris Tadiq. Ai beri te ditur se nga Serbia ne prag te samitit te BE-se eshte kerkuar qe te heqe dore nga Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Sipas tij kjo do te thote njohje e terthorte e shtetit te Kosoves. Serbia e ka refuzuar kete kerkese dhe ka mbetur pa statusin e kandidatit per anetaresim tha ai.

Jo vetem loje fjalesh

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Raportuesi i posacem i Parlamentit Evropian per Serbine Jelko Kacin Jelko Kacini dhe Daciqi flasin me gjuhe te ndryshme politike thote Neven Cvetiqanin nga Instituti i shkencave shoqerore. Kacini shprehet me gjuhe burokratike ndersa ministri serb i policise flet per pasojat e vendimeve qe do te merreshin.

Nuk eshte ketu fjala vetem per loje fjalesh sepse nga Serbia eshte kerkuar te pranoje paraqitjen e Kosoves ne takimet rajonale duke mos respektuar Rezoluten 1244. Me heqjen dore nga ky dokument Serbia do te kepuste edhe lidhjen e fundit formale me Kosoven. Daciqi eshte nje politikan i shkathet dhe e thote shume qarte se cilat do te ishin pasojat e nje vendimi te tille pohon Cvetiqanin.

Ndersa kryetari i Klubit Perparimtar edomir Antiq pohon se eshte e turpshme qe nga pozicionet e nje politikani te larte te mos thuhet e verteta. Por problemi kryesor eshte falimentimi i politikes serbe ndaj Kosoves sepse Beogradi eshte perpjekur te balancoje mes politikes - edhe Kosova edhe BE-ja.

Daciqi dhe Tadiqi tani e thone hapur ate qe eshte kerkuar fshehurazi prej fillimit. Mendoj se per fillim do te ishte mire qe te thuhet se politika e deritanishme ka deshtuar thote Antiq.

Kosova si Bosnja

Gjate viteve te kaluara jane paraqitur modele te ndryshme per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves. Serbia ka dhene disa propozime por pasi eshte bere e qarte se tani nga Beogradi kerkohet njohja e pavaresise se Kosoves dhe asgje tjeter shtrohet pyetja a ka ndonje kuptim te paraqiten propozime te tjera Neven Cvetiqanin thote po me shpjegimin se Kosova pa njohje nga Serbia dhe ndryshimin e forcave brenda KS te OKB nuk mund te arrije shtetesine e plote.

Zgjidhja mund te jete si ne Bosnje-Hercegovine. Do te thote sovraniteti do te ndahej mes perfaqesuesve te bashkesise nderkombetare shqiptareve dhe serbeve. Fakt eshte qe Kosova nuk eshte shtet i pavarur por nje lloj protektorati. Pra eshte i mundur nje lloj entiteti i ndare ne dy entitete ku mbikqyrjen do ta kishte bashkesia nderkombetare mendon Cvetiqanin.

Ndarja zgjidhja me e mire

Edhe edomir Antiq mendon se duhet gjetur nje zgjidhje e trete. Ne kete moment do te ishte mire qe udheheqesit e partive parlamentare te uleshin ne nje takim te organizuar nga presidenti i vendit dhe te bisedonin per zgjidhjet. Zgjidhja me e mire per Serbine do te ishte arritja e nje marreveshje historike me shqiptaret per ndarjen e Kosoves pohon Antiq.

Autor Ivica Petroviq/Bahri Cani

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›