Fajon Ballkani rrezikohet nga rivendosja e regjimit te vizave

Kjo nuk eshte aspak e re. Per propozimin e Komisionit per pezullimin e regjimit pa viza per nje vit e gjysme apo kohe me te gjate tashme nje kohe te gjate po diskutohet kjo ne Keshillin Komisionin dhe Parlament Evropian - thote Znj. Fajon.
Ajo qe Parlamenti Evropian kerkon eshte qe te kete rol me te madh ne tere proceduren dhe ne rast te nje situate ku nje vend anetar kerkon pezullimin e vizave kjo te mos ndodhe brenda nates. Duhet te kete mekanizma per te parandaluar qe nje vend anetar ta perdore kete mekanizem si nje mjet politik shpjegoi eurodeputetja sllovene njekohesisht anetare e Komisionit te PE per Lirite Civile Drejtesine dhe Punet e Brendshme.
Vazhdojne negociatat per mekanizmat e kthimit te vizave
Sipas saj tani ende eshte duke u negociuar per detajet e kushteve nen te cilat nje shtet anetar mund te kerkoje rivendosjen e vizave. Une mendoj dhe pres qe Parlamenti Evropian dhe Komisioni per Lirite do te votoje per raportin ne fillim te vitit te ardhshem dhe nese ne gjejme pajtim me Keshillin atehere ky mekanizem do te miratohet ne gjysmen e pare te vitit te ardhshem.
Kercenimi nga rivendosja e vizave per vendet e Ballkanit
E pyetur nese ekziston rrezik real per Ballkanin Perendimor per pezullimin e regjimit pa viza Fajon per Deutsche Welle-n thekson
Ky rrezik ekziston tanime qe nga fillimi dhe vecanerisht ne rrethanat ku jemi sot. Ne BE po ndjehet populizmi dhe nacionalizmi ne kohen kur qeverite jane duke luftuar me krizen ekonomike dhe financiare. Numri i atyre te cilet po kerkojne ndryshimin e te drejtave te Shengenit ndryshimin ne lirite e levizjes po rritet gjithnje e me shume dhe nga e gjithe kjo eshte i kercenuar regjimi i heqjes se vizave.
Mekanizmat per rivendosjen e vizave ekzistojne edhe tani
Fajon thekson se tashme ekziston mekanizmi i kontrollit. Nese disa vende kerkojne te rivendoset nje shtet ne listen e zeze te Shengenit kjo edhe tani mund te behet por jo ne menyre te shpejte. Mekanizmi per te cilin tani po didskutohet kur te miratohet lejon qe rivendosja e vizave te ndodhe ne nje kohe te shkurter. Meqenese ky eshte nje vendim qe nuk e ndryshon rregullativen ky mekanizem quhet pezullim prej gjysme viti.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komisioneri per te Drejtat e Njeriut te Keshillit te Evropes Thomas Hammarberg Komisioneri per te Drejtat e Njeriut te Keshillit te Evropes Thomas Hammarberg ka shprehur kritika ndaj masave te zbatuara ne Maqedoni dhe ne vendet tjerat te Ballkanit per te parandaluar azilkerkuesit e rreme qe largohen nga vendi. Keto masa vleresohen si nje shkelje e Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut gje qe garanton te drejten per te lene vendin. Sipas eurodeputetetes Fajon per kete ceshtje te ndjeshme eshte diskutuar ne Parlamentin Evropian.
Sipas saj duhet te veprohet konform respektimit te te drejtave te njeriut. Jam ne dijeni se autoritetet tashme kane bere disa hapa pozitive por me sa duket kjo nuk mjafton. Prandaj ketu nevojitet shume kujdes dhe sigurisht qytetaret duhet te jene te vetedijshem per rreziqet nese ata shkelin te drejtat e levizjes se lire jo vetem per ata por edhe per tere vendin.
shte e rendesishme per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor vecanerisht per Maqedonine dhe Serbine te bejne ceshte e mundur per te parandaluar qytetaret qe te lene vendin e tyre dhe ti thyejne rregullat e levizjes se lire. Pastaj te drejtojne fushata informacioni dhe ti mbrojne kufijte e tyre si dhe natyrisht te bashkepunojne me shtetet anetare te cilat kane probleme si dhe me Komisionin Evropian dhe Parlamentin shprehet Fajon.
Numri i azilkerkuesve nuk eshte alarmant por ai mund te keqperdoret
Fajon me tej tha se deputetet informohen rregullisht per numrin e azilkerkuesve nga vendet e Ballkanit Perendimor numri me i madh i te cileve eshte refuzuar.
Nuk eshte ndonje numer alarmant nese ky vendoset ne kontekstin e te gjithe emigranteve qe vijne ne Bashkimin Evropian por megjithate ekziston rreziku sidomos ne nje situate te populizmit dhe nacionalizmit .... Kjo nganjehere ndjehet por ky nuk eshte justifikim per autoritetet qe te parandalojne qytetaret qe te levizin lirisht perfundon Tanja Fajon biseden me Deutsche Welle-n.
AutorToni Gllamcevski / Qeriman Bekteshi
RedaktoiE. Xhani