E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i BQE Draghi lavderon vendimet e BE per shpetimin e euros

Ku shkon Evropa A duket kund fundi i krizes apo do te deshtoje euro Nen kete moto Iniciativa e re sociale e ekonomise se tregut ftoi te enjten 15. 12.2012 ne Berlin Mario Draghin i cili eshte president i Bankes Qendrore Evropiane qe prej 1 nentorit te ketij viti. Ligjerata e tij mbi Fushat gjeopolitike te veprimit ne ekonomine sociale te tregut gjeti vemendje te konsiderueshme ne media. Ne publik ishin edhe shume perfaqesues te larte nga biznesi dhe politika duke perfshire edhe ministrin gjerman te Financave Wolfgang Schuble.

Qe ne fillim presidenti i ri i BQE theksoi lidhjen e tij shpirterore me Ludwig Erhardin themeluesin e ekonomise sociale te tregut ne Gjermani i cili ne vitet pesedhjete vendosi bazat per nje banke qendrore te pavarur Qeveria nuk mund ti jape udhezime Bankes Qendrore kete e ka marre persiper BQE.

Draghi permendi edhe nje pike te dyte te politikes financiare vecanerisht te rendesishme per Gjermanine. Me rendesi per nje klime te mire investimesh eshte stabiliteti i larte i cmimeve per zonen e euros dhe ai pret nje ctensionim te shpejte ne zonen e euros. Norma e inflacionit do te bjere deri ne fund te vitit 2012 ne dy per qind pastaj ne vitin 2013 nen dy per qind tha ai.

Kerkohen masa per krijimin e besimit

Por keto ishin lajmet e vetme me te vertete pozitive. Draghi ne pjesen e pare te fjales se tij beri nje paraqitje te zymte foli per rreziqe masive. Shqetesim te madh atij i shkakton mungesa e dhenies se kredive Per shkak se bankat duan te shmangin rrezikun ai sheh renien e gatishmerise te kreditimit te parave ne ekonomine reale. Kjo mund te demtoje Evropen sepse ne Evrope shumica e kredive per bizneset dhe personat private rrjedhin permes bankave ne SHBA vetem 30 deri 35 per qind ndersa ne Evrope 80 per qind.

Prandaj BQE kohet e fundit ka provuar te rikrijoje besim permes disa masave. Ne nentor per shembull norma baze e interesit u ul ne 10. Javen e kaluar BQE vendosi per here te pare qe tu jape bankave kredi me kete norme te ulet interesi per nje periudhe trevjecare. Mbi te gjitha duhen permiresuar kushtet per ndermarrjet e vogla dhe te mesme ne te cilat jane te punesuar te pakten 70 per qind e punonjesve te eurozones qe prodhojne 60 per qind te te volumit te kompanive. Draghi njoftoi masa per permiresimin e likuiditetit.

Ne duhet te shpetojme vetenBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edhe ministri gjerman i Financave Wolfgang Schuble ndoqi planet e Draghit

Ne pjesen e dyte te fjalimit presidenti i BQE foli mbi rezultatet e samitit te fundit te BE-se dhe bashkimin e mundshem fiskal e quajti nje hap me te vertete te madh. Kunder disiplines tradicionalisht te dobet fiskale te BE-se duhet te vendosen me ne fund mekanizma kontrolli rregulla te forta dhe nje legjislacion detyrues. Ne duhet te shpetojme veten tha Draghi. Ne afat te shkurter shtetet e BE duhet te konsolidojne tani ne rradhe te pare buxhetet e tyre. Kjo eshte alternativa e vetme tha Draghi. Megjithate rrjedhimisht mund te priten tkurrje afatshkurtra ne zhvillimin e ekonomise. Pasojat e mundshme duhen evituar. Ne periudhe afatmesme ka vetem nje rruge Te krijohet nje rritje e qendrueshme ekonomike permes reformave strukturore te cilat ishin shtyre prej nje kohe te gjate. Ne diskutimet pasuese Draghi iu pergjigj edhe pyetjes nese inflacioni mund te perbeje nje rrugedalje nga kriza Une nuk shoh asnje justifikim per strategjine per te shtypur para. Dhe ne fund ai i dha publikut edhe nje porosi me vete Fillimi eshte bere Evropa nuk duhet tani te humbase vrullin.

Autor Kay-Alexander Scholz/Angjelina Verbica
Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›