E Diel, 1 Nëntor 2026

Kritike ndaj planeve per ndryshimin e ligjit te medieve ne Maqedoni

Me rekomandimet e Keshillit te Evropes dhe Komisionit Evropian Maqedonia eshte e obliguar te harmonizoje legjislativen mediale me direktivat per sherbimet audio-vizuele te BE-se. Duke patur parasysh keto kerkesa Ministria e transportit dhe lidhjeve ka prezantuar ne opinion konceptin per rregullimin e fushes mediale ne vend me ane te nje lgji te posacem.

Sipas ministrit te transportit Mille Janakievski ligji do te kete qellim perfundimtar te permiresoje klimen per punen e mediave ne Maqedoni dhe adresimin e kritikave ne raport-progres lidhur me lirine e shprehjes. Qellimi i yne eshte qe permes harmonizimit te legjislacionit me vendet e BE-se ne raportin e ardhshem te KE-se te mos kete kritika ne pjesen e punes ne media perkatesisht ne lirine e shprehjes shprehet Janakievski.

Eskpertet i druhen kontrollit shteteror mbi media

Por eksperte te mediave dhe nje pjese e gazetareve vleresojne se koncepti i prezantuar nga Qeveria per rregullimin e fushes mediale synon plotesisht te kontrolloje dhe menaxhoje eterin medial dhe shtypin ne Maqedoni.

Qeveria vetem shpalos vullnetin dhe interesin per te rregulluar me ligj punen e mediave por nuk eshte aspak e gatshme qe ne konceptet ligjore te inkorporon edhe idete dhe verejtjet e gazetareve thote Robert Belicanec ekspert per ceshtjet e mediave.

Kryetari i Shoqates te gazetareve te Maqedonise Naser Selmani vlereson se ne debatin per harmonizimin e legjislatives qe do te rregulloje funksionimin e mediave duhet pa tjeter te kycen dhe njeheresh te respektohen edhe propozimet dhe verejtjet e gazetareve.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i Shoqates te gazetareve te Maqedonise Naser Selmani

Ne do ta udheheqim kete proces do te hapim debate me koleget dhe te gjithe ata te cilet jane te interesuar ose i tangon ligji perkates dhe me pas bashkarisht do te konstatojme se a ka nevoje per te ndryshuar ligjin per te miratuar nje krejtesisht te ri shprehet Selmani.

Srecko Popovski gazetar i televizionit privat Alfa eshte kunder cdo iniciative per sjelljen e nje ligji te ri me te cilin do te saktesohej e drejta dhe obligimet e gazetareve. Jam kunder ligjit per media. Maqedonia nuk ka nevoje per nje ligj te tille sepse Kushtetuta dhe ligjet tjera ekzistuese jane kornize e mjaftueshme ne baze te te cilave trajtohet menyra se si duhet te informohet opinioni shprehet Popovski.

Nuk duhet te kete cenim te pavaresise se medieve

Redaktori i gazetes Dnevnik Zoran Dimitrovski vlereson se qeveria duhet te kete kujdes se cka deshiron te rregulloje me ligjin per media. Nese ligji rregullon fushen e mediave elektronike atehere eshte ne rregull por me ligj nuk duhet te tentohet te rregullohen edhe emerimi i kryeredaktoreve redaktoreve sepse atehere kemi te bejme me cenim dhe nderhyrje ne pavarsine e mediave.

Nese do te kete ligj per media ai para se gjithash duhet ta rregulloje pjesen e biznesit konkretisht te menjanoj konkurrencen e padrejte ne vecanti ne mediat e shkruara - thote Dimitrovski.

Gazetaret jane te mendimit se ne Maqedoni eshte me se e nevojshme te behet nje analize e pergjithshme per gjendjen e mediave dhe me pas te shihet se a ka nevoje te miratohet nje ligj i ri per media. Sa kohe zhvillohet debati ne procedure parlamentare ka hyre propozim ligji per radiodifuzion i cili kundershtohet fuqishem nga mediat private sepse vleresohet shume i favorshem per sherbimin publik RTVM.

Autor Fatos Musliu / Shkup

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›