Varga rikujton se Serbisë gjithnjë iu shtrua kusht Kosova

Opinioni publik i Serbisë ka kohë që e ka kuptuar se integrimet evropiane dhe çështja e Kosovës nuk janë çështje të ndara dhe se progresi i rrugës drejt BE-së varet nga zgjidhja e çështjes tjetër – ka deklaruar në intervistën për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit Laso Varga, nënkryetar i Këshillit për integrime evropiane të Parlamentit të Serbisë.Në konstatimin se marrja e datës për hapjen e bisedimeve pritet aplikimi i doganës dhe shpërbërja e institucioneve paralele serb në veri të Kosovës, Varga konsideron se nga “BE-ja presin zbatimin e plotë të marrëveshjes me Prishtinën dhe situatën në të cilën nuk do të ketë çështje të hapura”.
Nga ana tjetër , siç transmeton qik-u njoftimin, Varga thekson se çështja e telekomunikacionit dhe energjetikës janë fusha në të cilat gjithashtu pritet progres dhe se shkruan në të gjitha dokumentet, dhe i takon qeverisë aktuale që t’i zgjidhë, raporton Koha.
“Këto dy blloqe me siguri do të jenë kusht për marrjen e datës. Çështja e tretë, të ashtuquajturat struktura paralele, siç i quan Brukseli, do të jenë në rend dite, por nëse dhe kur , do të shohim. Ndoshta para marrjes së statusit, e para fillimit të negociatave ose në fazën e hershme të tyre – mbetet të shihet. Se kjo çështje ka mbetur e pazgjidhur nuk është kontestuese”, u shpreh Varga../Indeksonline/