Daçiq nuk i takon serbët e jugut

Serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër ende nuk kanë marr përgjigje në kërkesën e tyre për të takuar kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
Deputetja e Listës së Bashkuar serbe në parlamentin e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se pas garancive për vendkalimin në Jarinje që Qeveria e Serbisë u ka dhënë serbëve të veriut, do të ishte e logjikshme që kreu shtetëror të bisedoi edhe me bashkëkombësit e tyre në jug.
“Është për keqardhje që Beogradi në kontinuitet, që nga tërheqja e institucioneve tona nga Kosova, ka serbët e dobishëm dhe padobishëm, ndërsa disa qarqe në Serbi janë bashkuar për ta ndarë jo vetëm popullin, por edhe kishën”, ka thënë Trajkoviq për gazetën “Danas”.
Sipas saj, zgjidhja parciale e statusit të Kosovës është vazhdimësi në politikën e Beogradit, për çka të gjithë po i bartin pasojat. Ajo ka mohuar fjalët e Prishtinës, bashkësisë ndërkombëtare dhe të disa qarqeve në Beograd se serbët në jug janë të integruar në institucionet e Kosovës./Indeksonline/