E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia fut edhe Kosovën në hartën e re

Kosova vazhdon të jetë pjesë e Serbisë, sipas hartës më të re të këtij shteti, të cilat edhe zyrtarisht janë aprovuar nga Zyra Evropiane për Statistika – Eurostat.

Sipas kësaj harte, Serbia ndahet në 7 regjione, ndër to edhe Kosova, sipas të përditshmes së Beogradit, Veçernje Novosti. Dritën e gjelbër për këtë akt e ka dhënë edhe kryeministri serb, Mirko Cvetkoviq, pas një takimi javën e kaluar.

Bazuar në këtë vendim të qeverisë së Serbisë, i pranuar edhe nga Eurostat, Serbia përbëhet nga regjioni i Beogradit Lindor, Perëndimor, Qendror dhe Jugor, si dhe ai I Vojvodinës dhe Kosovës dhe Metohisë, shkruan kjo gazetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›