E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’tutet Ahmeti

Deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi për ndërrime të ministrave nuk e frikësojnë aspak ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.

“Jo, nuk ndjehem i frikësuar. Nuk jam i sigurt nëse ky riformatizim nuk do tё mё pёrfshijё edhe mua, sepse askush nuk e ka tё sigurt. Unё jam i dedikuar tё punoj deri nё momentin sa jam nё ministri dhe në momentin kur nuk do tё jem mё nё kёtё ministri, do tё punoj prapë për Kosovën aty ku konsideroj se do tё jap kontributin mё tё mirё”, ka thënë ministri Shala, në një intërvistë për agjencinë e lajmeve Ekonomisti.

Nёse kryeministri, ka deklaruar ai, gjen ndonjё person tё aftё, gjё tё cilёn Kosova e ka, do ta pёrgёzoj dhe do t’i uroj shumë suksese. “Jam i sigurt se kjo ministri deri me tash, ka treguar se ka kapacitete, jo vetëm mua, por gjithë stafi politik e civil ka kaluar shumё projekte e performime”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›