Serbia heq dorë nga BE për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe Ivan Mërkiq ka deklaruar se Serbia do të hiqte dorë nga anëtarësimi në BE po qe se ky anëtarësim do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës.
''Në këtë rast ne do të hiqnim dorë nga anëtarësimi”, është përgjigjur Mërkiq për gazetën gjermane ''Tagespiegel'' në pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse BE vë kusht njohjen e Kosovës për anëtarësim të Serbisë, transmeton Blic.
Mërkiq, i pyetur nëse Serbia do ta njihte pavarësinë Kosovës po qe se njëkohësisht do të ndodhte këmbimi i territoreve, është përgjigjur se “historia na ka mësuar se të gjitha opsionet janë në tavolinë''.
Duke folur për mënyrën e përmirësimit të marrëdhënieve me Kosovën, ai ka thënë: ''Dialogu ndërmjet nesh e Prishtinës që e moderon BE, me iniciativën tonë, po zhvillohet në nivelin më të lartë. Në të vërtetë, deri më tash nuk është biseduar për tema të ndjeshme. Të ashtuquajturit kosovarë (siç pëlqejnë serbë të na quajnë për të na konsideruar të tjerë nga shqiptarët), pakicë shqiptare në Serbi, po dëshirojnë të fitojnë çdo gjë që duan”, dhe në këtë, ka shtuar ata, ndër të tjerë, i përkrah edhe Gjermania.
“Shqiptarët të ashtuquajturin shtet e kanë themeluar në territorin serb. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë realitetin, por gjithsesi edhe ata duhet të bëjnë kështu”, ka thënë Mërkiq.
Në konstatimin e gazetës se sipas kushtetutës serbe Kosova është pjesë se Serbisë dhe se çështja e pavarësisë është e përjashtuar tërësisht, Mërkiq ka thënë se duhet biseduar dhe parë ç’vizion të të ardhmes ka Prishtina.
Ai ka thënë se shqiptarët kanë ndihmës të mëdhenj, por pa unitet shteti i tyre nuk mund të bëhet anëtar i OKB-së./Indeksonline/