Shpërthim te “Kroi i Vitakut”

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë. Policia ende nuk din se çfarë lloji i mjetit ka shpërthyer, mirëpo ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetime.
Toger Besim Hoti, zëdhënës rajonal i Policisë në Mitrovicë, ka thënë për Indeksonline se, nga detonimi që është dëgjuar tani, nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
Ai tha se hetimet ende po vazhdojnë për të sqaruar se çfarë mjeti ka shpërthyer./V.K/Indeksonline/