E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Serbia, iluzive per te ardhmen e Kosoves"

Serbia eshte iluzive ne lidhje me te ardhmen e Kosoves. Kete ka bere te qarte dje Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, duke perseritur se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove eshte e papranueshme dhe ilegale. Ne nje ligjerate te mbajtur para pjesetareve te TMK-se, ne Komanden e Trajnimit dhe Doktrines, Presidenti Sejdiu tha se "disa", kane ende iluzione per Kosoven. "E keqja me e madhe eshte krijimi i iluzionit se ende Kosova nuk eshte stabilizuar, se ka mundesi te rikthimit te Kosoves nen Serbi", evidentoi Sejdiu, duke shtuar: "Kjo behet per te mbajtur tensione te nje pjese e njerezve qe kane rene pre e fjaleve te medha, si dhe krijimi i iluzionit tek ajo kategori qe kane bere krime ne Kosove se ajo gjendje do te kthehet prape. Ne iu themi qarte se kurre me nuk do te kete vazhdimesi te kesaj".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›